Qeveria merr vendim të ri për dasmat dhe ahengjet tjera familjare

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë një sërë vendimesh dhe ndalesash për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

Në një mbledhje virtuale, me kërkesë të kryeministrit është shqyrtuar dhe është miratuar vendimi për ndërmmarjen e masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Ndër të tjerash është ndaluar edhe zhvillimi i ahengjeve familjare deri në njoftim tjetër.

“Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private”, thuhet në pikën shtatë të komunikatës. /IndeksOnline/