Qeveria miraton projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Qeveria e Kosovës ka votuar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e cila është duke u mbajtur ka miratuar projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike COVID-19.

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka prezantuar para kabinetit qeveritar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.

Bajrami gjatë prezantimit të saj ka thënë se ky është një projektligj është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit në kohën e pandemisë.

Po ashtu, ajo thek.soi se katër muaj pas miratimit të këtij projektligji, qytetarët do të mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre në Trust.

Ajo po ashtu bëri të ditur se ky projektligj do të plotësojë edhe disa ligje të tjera.