Web Analytics
BallinaQeveria ndan 255 mijë euro për librat e nxënësve të Luginës

Qeveria ndan 255 mijë euro për librat e nxënësve të Luginës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 255 mijë euro për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Këtë vendim ekzekutivi e ka marrë në mbledhjen e sotme, pas propozimit nga Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Para kabinetit qeveritar Murati tha se kjo çështje “është tepër e rëndësishme”.

“Bëhet fjalë për masën 4.2, pra mbështetja për arsimin.

Parashihet një ndarje prej 255 mijë euro që merren nga programi i ringjalljes ekonomike dhe transferohen në kodin e përcaktuar nga MASHTI me synimin për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës”, tha Murati.

“Marrë parasysh që është shumë e rëndësishme kjo masë, ju ftoj ta voni”, shtoi ai./Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit