Qindra shqiptarë nga Greqia drejt Tiranës, Presidenti Meta: Mirë se vini për Pranverën Kuqezi

Në manifestimin e së hënës, do të jenë në Buvelardin “Dëshmorët e Kombit”, krah Presidentit Ilir Meta, edhe qindra shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Ata kanë mbërritur dhe të tjerë janë nisur drejt Tiranës.

Në videon e shpërndarë nga Kreu i Shtetit në facebook, disa emigrantë shqiptarë në Athinë shprehet se përkrahin qëndrimin e Presidentit për të mbrojtur Kushtetutën.

“Flas nga Athina në mbështetje të Presidentit në datë 2 mars në Tiranë në mbrojtje të Kushtetutës për Shqipërinë”.

Kurse Presidenti Meta i uron mirëseardhjen në Pranverën Kuqezi.

Postimi i plotë

Përqafimet më të zjarrta për qindra vëllezër dhe motra që jetojnë në Greqi, të cilët kanë mbërritur dhe janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë nesër në ora 17:00 në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar!

Mirësevini për Pranverën Kuqezi!

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2448616458746671/