QKUK apelon: Përveç larjes së duarve dhe maskave, të ndërrohen edhe rrobat pasi të jeni kthyer në shtëpi

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dalur me një apel të ri lidhur me situatën e krijuar për pandehminë Koronavirus.

Në mesin e sygjerimeve preventive për mbrojtje ndaj Koronavirusit, tashmë ka një masë të re që duhet ta praktikoni, njofton Klan Kosova.

Përveç larjes së duarve dhe maskave, duhet të ndërrohen edhe rrobat pasi të jeni kthyer në shtëpi.

”Në mesin e shumë sygjerimeve preventive që keni marrë për mbrojtje ndaj COVID-19, është e preferueshme që pêr shkak të rezistencës së virusit në ambient të jashtëm pos larjes së duarve dhe maskave të ndërrohen edhe rrobat pasi të jeni kthyer në shtëpi”.