Qytetarët e Kosovës nuk mund të hyjnë në Mal të Zi pa pasë test negativ të Covid-19

Qeveria e Malit të Zi ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës nuk mund të hyjnë atje pa një test negativ për Covid-19, transmeton Klan Kosova.

“Mali i Zi prezanton metodologjinë e re për rihapjen e mëtejme të kufijve dhe vazhdon të mbajë në fuqi politikat e saj për të siguruar mbrojtje të shkallës së lartë nga Covid-19, si për qytetarët, po ashtu edhe për turistët.

Këto masa hyjnë në fuqi të dielën në mesnatë, më 21 qershor”, thuhet në një postim në Tëitter të Qeverisë së Malit të Zi.

Në fotografin e publikuar nga Qeveria e Malit të Zi shihet harta e Evropës në të cilën me anë të ngjyrave janë selektuar shtetet në tri grupe.

Në njërin grup hynë shtetet që janë pa asnjë kufizim, shtetet që duhet të posedojnë test negativ për koronavirus dhe shtetet të cilat e kanë të ndaluar të hyjnë në Mal të Zi.

Qytetarët e Kosovës, Bosnje Hercegovinës dhe Shqipërisë e kanë për detyrë që kur hyjnë në Mal të Zi të kenë testin negativ për Covid-19.