Web Analytics
BallinaKURIOZITETETJERAQytetari merr telefonatë nga IKSHPK, pa u testuar fare për COVID-19 rezulton...

Qytetari merr telefonatë nga IKSHPK, pa u testuar fare për COVID-19 rezulton pozitiv!

Përpos qytetarëve të shumtë që IKSHPK duhet t’i thërras për t’i njoftuar lidhur me rezultatin e testimit për COVID-19, duket se kanë filluar që të telefonohen edhe qytetarë pa u testuar fare.

Qytetari D.R ka deklaruar se sot ka pranuar një telefonatë nga Institutit Shëndetësorë Publik i Kosovës, ku i është thënë se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, edhe pse ky i fundit nuk është testuar.

I njëjti deklaroi se më pas e sqaroi për IKSHPK-në se nuk është testuar fare.

Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar edhe 690 raste të reja të të infektuarve me COVID-19, ndërsa si pasojë e këtij virusi humbën jetën 16 persona.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ku te ankohem?!

Sot ne mengjes m’u paraqiten prej institutit shendetsise “Miremengjes Dardan, para dy jave keni bere test dhe keni dal pozitive, tash a jeni mire?”

Une i quditur se as nuk kam mendu me bo test, e leje mo me bo.

“Jeni gabim se une skom bo test” i thash, ma kthej me nervoze: “Na sjena gabim ti e ki gabim” plus m’kercnoj: “Edhe ki dal pozitiv edhe je shetit.

N’fund masi kuptoj qe pernime s’kom bo: “Neise, neise hajt diten e mire”

Mas 30 min me erdh nje mesazh nga nje laborator privat(mesazhin e postoj ne koment)

Ç’ka o tu ndodh ne te vertet nuk di.

A i ka ndodh edhe ndokujt?/Kosovarja

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit