Qytetari në Hajvali kundërshton vendimet e Qeverisë, fillon punën në pishinë

Me ngritjen e temperaturave fillon edhe dëshira për tu freskuar në pishina e madje disa për të filluar punën aty.

Kjo ka ndodhur dje në lagjen “Hjvalia” në Prishtinë, ku një qytetarë është hasur duke punuar në pishinë, duke kundërshtuar kështu rregullat e Qeverisë që janë vendosur si masa parandaluese ndaj pandemisë COVID-19.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është hasur duke punuar në pishinë duke rënë ne kundershtim me vendimin e Qeverisë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 20 orësh të policisë.