Qytetari nga Prishtina lut që të keni kujdes: Shitëset në furra me të njëjtat dorëza po japin bukë dhe po marrin paratë

Një qytetar nga Prishtina ka kërkuar kujdes nga të tjerët, pasi që në një furrë të Prishtinës, shitësja është treguar e pakujdesshme ku ka shërbyer me dorëza të njëjta, duke kapur paratë edhe bukën.

Në grupin ‘Network Prishtina’ në Facebook, anëtarët shpesh publikojnë ankesa dhe dëshmi të ndryshme për shkelje apo veprime të ndryshme në kryeqytet.

Pandemia koronavirus e cila është përhapur edhe në Kosovë, ka bërë që qytetarët të vështrojnë me më përkushtim pastërtinë e cila ndodhet në markete, furra dhe hapësira të ndryshme.

Kështu ka ndodhur edhe së fundi, ku një anëtar i grupit, është ankuar për shërbimin në një nga furrat e Prishtinës.

Ai ka shkruar se shitësja e cila ka kryer shërbimin në furrë, me të njëjtat dorëza ka dhënë bukën për klientët si dhe ka pranuar pagesën me to.

Tutje ky anëtar ka thënë se nga kjo mënyrë e pakujdesshme e shërbimit rrezikohemi nga koronavirus, duke qenë se përmes parave mund të bartet ky virus.