Qyteti në Zvicër në të cilin ra “borë me çokollatë”

Një qytet zviceran u mbulua nga copëza çokollate, si rezultat i mosfunksionimit të një fabrike çokollatash.

Banorët e Oltenit, një qytet që gjendet ndërmjet Zvicrës dhe Bazelit, u tronditën kur panë grimca të imëta kakaoje nëpër objekte.

Kjo, sipas autoriteteve të vendit, ndodhi pasi që sistemi i ventimit të një fabrikeje çokollate doli jashtë funksionit, shkruajnë mediet gjermane.

Firma Lindt & Spruengli konfirmuan të martën për mediet lokale se ekzistonte një defekt i vogël në ventilimin e ftohjes.

I kombinuar me erëra të forta mëngjesin e së premtes, pluhuri i çokollatës filloi të përhapej në afërsi të fabrikës, duke lënë njolla çokollate në objektet e qytetit, në mesin e të cilave ishte edhe një makinë.

Fabrika vazhdoi prodhimin si zakonisht dhe kompania thotë se grimcat ishin plotësisht të padëmshme për njerëzit ose mjedisin.

Sistemi i ventilimit të ndërmarrjes tanimë është riparuar.