Web Analytics
BallinaRaka për rritjen e rasteve: Vënia e maskës është në fuqi, por...

Raka për rritjen e rasteve: Vënia e maskës është në fuqi, por nuk po zbatohet

Varianti Delta i coronavirusit ka përfshirë Kosovën, ditëve të fundit.

Sipas mikrobiologut, Lul Raka disa nga faktorët e përhapjes kaq të shpejtë të coronavirusit janë moszbatimi i masave parandaluese, dhe mos mbikëqyrja e organeve kompetente ndaj këtyre masave.

“Moszbatimi i masave parandaluese, përdorimi i maskës është në fuçi, por nuk zbatohet, dhe nuk mbikëqyret nga organet kompetente, pastaj kemi grumbullim masiv të njerëzve, qarkullim të njerëzve nëpër ahengje, mandej kemi pasur numër të pa mjaftueshëm të personave të vaksinuar, edhe inspektim të pamjaftueshëm të autoriteteve përkatëse, Policia dhe inspektoratet” tha mikrobiologu Lul Raka për Kanal10.

Ndryshe, sot Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër coronavirusit.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit