Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se përdorimi i antibiotikëve kundër COVID-19 ka qenë problem edhe në Kosovë por edhe në botë.
Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos përdorin antibiotikë për ta luftuar coronavirusin, njofton Klankosova.tv.
“COVID-19 shkaktohet nga virusi dhe antibiotikët nuk kanë kurrfarë efekti në parandalimin e tij.
Nuk jepen antibiotikët”, është shprehur ai.
“Këto ditë do të dalë udhërrëfyesi klinik për trajtimin e COVID-19 ku një kapitull i është kushtuar coronavirusit.
Antibiotikët janë marrë kotë për ta trajtuar COVID-19.
Antibiotikët jepen nëse të njëjtën kohë ke infeksion bakterial.
Mos përdorni antibiotikë edhe nëse ju përshkruan doktori”, ka thënë Raka.