Rakiq reagon sërish: Besoj se KFOR s’do të lejojë më shkuarjen e Osmanit dhe Kurtit në veri

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se shpreson që fushata zgjedhore e cila nisi sot të kalojë në atmosferën më të mirë.

Ai për Radio Televizionin e Serbisë duke komentuar vizitën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të shtunën në veri theksoi se pret nga KFOR-i që siç tha ai ” të mos lejojë përsëritjen e situatave të tilla”.

“Një prov.okim si ai në Mitrovicën e Veriut gjatë ardhjes së paparalajmëruar të Kurtit dhe Osmanit, më shq.etëson mua, si dhe qytetarët.

Unë besoj se KFOR nuk do të lejojë që situata të tilla të ndodhin përsëri”, tha Rakiq, transmeton Klan Kosova.

Ai mes tjerash vlerësoi se zgjedhjet e 14 shkurtit, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e serbëve në Kosovë.