Rama: Po heq keq në shtëpi, një e dy Zaho më thotë, laj duart, hap dritaret

Kryeministri, Edi Rama ka dalë sot live në Facebook dhe ka njoftuar se nga e marta do të aplikohet shtetrrethimi në të gjithë vendin.

Rama gjithashtu ka treguar rutinën e tij në shtëpi, lojërat me djalin e vogël Zaho, etj.

Rama thotë se përpos punës me ministrat online, luan dhe me Zahon, por ai e detyron atë të lajë duart shpesh dhe të hapë dritaret.

“Mirëdita miq! Si po ia kaloni me sikletin e mos daljes nga shtpëia?!

Unë po heq keq, por skam ku shkoj.

Punoj online me ministrat.

Flas me Ogertën.

Marr të dhënat dhe porositë e ekspertëve.

Lexoj çfarë shkruan mediat dhe ndjek se cfarë thonë dhe bëjnë kolegët nëpër botë.

Luaj me Zahon që një e dy më thotë; laj duart, e hap dritaret.

Hy dhe në Fb të shikoj komentet.

Më kap sikleti kur kujtoj sa e sa historirash mbylljes dhe vetmie që kanë kaluar njerezit në këto lloj situatash.

I them vetes; boll s’ke për të lëvizur.

Pikë!

Puna vazhdon”,

Si po i’a kaloni miq?😊🔴MBI 1000 MJEKË E INFERMIERË I JANË PËRGJIGJUR DERI TANI THIRRJES PËR T’U REGJISTRUAR SI VULLNETARË TË GATSHËM PËR ORËT MË TË VËSHTIRA NË VIJËN E ZJARRITMIRËNJOHJE PËR KËTË GJEST PREKËS HUMANIZMI E PATRIOTIZMI NË KËTË MOMENT KAQ PËRCAKTUES PËR SHËNDETIN E POPULLIT SHQIPTAR🙏

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 15. März 2020

shprehet Rama./K.C/dritare.net