Rama thotë se Abazoviq futi zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një foto të takimit në Ohër me homologun malazez Dritan Abazoviç dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Chris Hill.

Rama shpreh kënaqësinë që Abazoviq iu bashkua zyrtarisht nismës së “Ballkanit të Hapur”.

“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po dhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama.