Rama, Veseli, Thaçi e Limaj po darkojnë së bashku në një restaurant në Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot gjatë ditës ka vizituar disa nga liderët politik e institucional në Kosovë.

Pas takimeve të përfunduara, ai ka zgjedhur që t’i vazhdojë bisedat me disa prej tyre por në një tjetër ambient.

Në restaurantin “Tiffany” që ndodhet në kryeqytet, ai është duke darkuar me presidentin e Kosovës.

Hashim Thaçin, kreun e PDK-së Kadri Veselin dhe të parin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.