Ramadani: Koronavirusi ka ardhur për t’i shpëtuar njerëzit nga njerëzit

Kryetari i Institutit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se 32 rastet në Malishevë janë raste të kontaktit dhe kanë nisur të mbyllen, gjë që është mrekullia që po bëjnë ekipi i pakët i mjekëve, të cilët punojnë nga 18 deri 20 orë.

“Respektoni rekomandimet e institutit. Mos të pyesin më, nuk ka kohë për pyetje dhe përgjigje.

Kjo është e tmerrshme, kërkojnë të shtohen lëvizja, na ndihmoni ta kryejmë punën e tonë.

Kjo është çmenduria më e madhe që kam parë ndonjëherë.

Është e tmerrshme me na pengu në punën tonë dhe nëse ndodhë kështu nuk do ta kemi nën kontroll virusin.

Virusi Korona ka ardhur për të shpëtuar njerëzit nga njerëzit”, tha ai.

Duke folur për rastet në Prishtinë, ai tha se krejt janë raste të kontaktit.

“Nëse nuk respektohen rekomandimet po rrezikohet shëndeti i qytetarëve…

Ju kisha lut respektoni, se ekipi është në skaj të qëndrimit…dhe pastaj nuk marrim asnjë përgjegjësi”.

Sipas tij, po të shikohet situata epidemiologjike në Evropë shihet se shtetet nuk e kanë situatën në kontroll.

“Ne ende e kemi andej ju lutem respektoni rekomandimet”.

Ramadani, duke iu referuar mënyrës sonë sociale, tha se “virusi ka ardhur që të shpëtoj njeriun nga njeriu”.

Po ashtu, u tha se për shkak të kufizimit të lëvizjes në orët kur është e lejuar lëvizja po tollovi të njerëzve.

“Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve”.

Ndryshe, IKSHPK ka njoftuar se numri i personave të prekur me COVID-19 deri më tani është 86.