Ramiz Lladrovci për testet e ardhura nga Serbia: Kurti gaboi rëndë

Kryetari i Komunës së Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës Ramiz Lladrovci,ka komentuar marrjen e 1000 testeve për Covid-19 nga Serbia.

Sipas Lladrovcit pranimi i këtyre testeve nga qeveria aktuale, është gabim jashtëzakonisht i madh dhe i pafalshëm ngase Kosova nuk ka pasur nevojë për ato.

“Dua ta mbajë atë që e kam thënë, se 100 ditë nuk do të bëjë komente politike.

Por pranimi i mostrave nga Serbia që kanë vlerë prej 14 mijë eurosh, është gabim jashtëzakonisht i madh dhe i pafalshëm i kryeministrit në detyrë zotin Albin Kurti.

Jo pse këto mostra kanë qenë të domosdoshme”, tha ai.

Lladrovci, tha se kryeministri në detyrë me një vepër të tillë, e ka rritur imazhin e Serbisë ndaj gjithë botës.

Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka pranuar gabimet e saj që i ka bërë deri më sot dhe mbanë përgjegjësi, por ky gabim është e papranueshme për Lëvizjen Vetëvendosje e cila kishte ardhur në push.tet me premtim që nuk do të merr asgjë nga Serbia.

“Por edhe të ishin ashtu nuk duhej të merren sepse imazhin e keq të Serbisë e kanë quar në nivel të lartë ku portalet e gazetat në botë kanë shkruar për këtë.

E kanë gabim edhe ata që po mundohen e mbrojte e kanë gabim.

Ne, pra partia jonë po e pranon që ka bërë gabime dhe japim përgjegjësi për këtë.

Por dikush që ka ardhur në pushtet duke thënë që nuk pranoj asgjë nga Serbia, dhe të dorëzohet lehtë, është e pa falshme.

Mali i Zi nuk ka pranuar ndihma edhe më të rëndësishme se 100 mostra.

Ne nuk kemi qenë në zor për 1000 mostra”, tha Lladrovci.