Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me dy artistët e njohur, Loredana dhe Noizyn, Haradinaj ka shpërndarë një fotografi në llogarinë e tij në Instagram dhe Facebook ku shihet me dy reperët dhe fëmijët e tij.
“Me miq të veçantë”, ka shkruar ish-kryeministri i Kosovës në mbishkrimin e fotos ku mori komente të shumta nga ana e ndjekësve.
Të njëjtin imazh e ka postuar edhe nga Loredana në llogarinë e saj në Instagram ku numëron 3.1 milionë ndjekës.
Ndryshe, kujtojmë që së fundmi dy reperët e njohur ka sjellur bashkëpunimin tyre të parë së bashku. /Telegrafi/