Web Analytics
BallinaSHOWBIZRamushit i duhej të qëndronte larg familjes, Anita shpërthen në lot: Nuk...

Ramushit i duhej të qëndronte larg familjes, Anita shpërthen në lot: Nuk e dinë ça kam kaluar

Anita Haradinaj këtë të enjte ishte në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin.

Gjatë bisedës kishte tema të ndjera, sikurse është edhe momenti kur Ramush Haradinaj duhet të qëndronte larg familjes.

Ermali i lexon një pasazh të saj teksa fliste dikur për mungesën e Ramushit në lindjen e djalit të dytë, kaq mjaftoi që të shpërthente në lot:

“Ore ti me kë thirr këtu me bërë me qarë apo… a të thashë ne i lejmë gjërat mbrapa dhe pastaj gjejmë ngjyrat e bukura të jetës, atë periudhë, ajo çka qenë dhe se si e kam ndjerë unë, do duhej të rrija duke qarë por, e kam zgjedh të mos qaj më.

E para unë nuk kam qenë kaq e rritur dhe kaq e pjekur atëherë, sot gjykon arsyeshëm, atëherë kam qenë 23, 24, 25 vjeçe.

Në çdo gjë je më emocionale më e ndjeshme, po të ishte në moshën sot, ndoshta do e kisha marrë më mirë, më racional edhe ndjenjat, nuk e din ça kam kaluar”.

A ka qenë e lehtë të jesh gruaja e një kryeministri? Anita tha se nuk je vetëm grua e kryeministrit sepse ke të gjitha përgjegjësitë, detyrat, gjykimet e paragjykimet megjithatë ajo theksoi se:

“ Është burri më burrë në botë”.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit