Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian përkrah Kurtin për taksën, kërkon të hiqen vizat

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka përkrahur propozimin e Kryeministrit Albin Kurti që te merret vendim për heqjen e tarifës 100 për qind për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Von Cramon ka shkruar në Twitter se propozimi i Kurtit për heqjen e tarifës duhet të vlerësohet nga Këshilli Evropian që përfundimisht të heq vizat për Kosovën.

“Një sinjal shumë i rëndësishëm nga Albin Kurti.

Kjo duhet të vlerësohet nga Këshilli i Evropës(në veçanti nga Berlini) që përfundimisht të heq regjimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar ajo në Twitter.

Viola von Cramon i ka bërë një replikë postimit të ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka shpërndarë njoftimin zyrtar të Bashkimit Evropian lidhur me propozimin që të merret vendim për heqjen e tarifës 100 për qind për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja.