Web Analytics
BallinaSHOWBIZRapsodi Fatmir Makolli i dhuron një çifteli Dua Lipës

Rapsodi Fatmir Makolli i dhuron një çifteli Dua Lipës

Qëndrimi i Dua Lipës në Kosovë rezultoi me shumë zhvillime gjatë këtyre ditëve, nga performanca në “Sunny Hill Festival”, emërimi si “Ambasadore nderi e Republikës së Kosovës” e deri tek vizitat e takimet e shumta, shkruan KultPlus.

Në këtë mes, Dua pati edhe një takim të veçantë me rapsodin e njohur shqiptar, Fatmir Makolli, i cili ka bërë asaj një dhuratë simbolike që lidhet me muzikën e vjetër tradicionale.

Rapsodi i ka dhuruar këngëtares një çifteli, të cilën do ta ketë kujtim si bartëse e vlerave muzikore të kombit, Makolli ka ndarë disa fotografi të këtij takimi në rrjetin e tij social facebook, ku është shprehur i privilegjuar që pati rastin të takojë yllin kosovar.

“Rastisi që në datëlindjen time, të kem edhe nji privilegj dhe kënaqësi që në lokalet e Hotelit Swiss Diamond, yllit botërorë të muzikës, DUA LIPA, t’i dhuroj një çifteli”, ka shkruar Makolli.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit