Kosova ka mposhtur Malin e Zi me rezultatin 2:0, në ndeshjen e luajtur në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian EURO 2020.

Amir Rrahmani ka realizuar golin e parë në këtë duel në minutën e nëntë të sfidës – kurse në minutën e 34’të, Vedat Muriqi dyfishoi epërsinë e ‘Dardanëve’.

Futbollisti i sapo rikthyer nga lëndimi, Milot Rashica u shpreh shumë i lumtur për fitoren e kombëtares tanë në këtë duel.

“Shyqyr që ja arritëm me shënu dy gola herët.

Nuk e e kemi lejuar në asnjë moment kundërshtarin me na rreziku, s’ka lidhje kush shënon me rëndesi fitorja.

Për momentin po mendojmë veç për Çekinë dhe me arrit fitore atje”, paralajmëroi Rashica për SS.