Rasti i parë në botë: Fëmija lind me antitrupa Covidi

Një grua nga Florida e Jugut, e cila kishte marrë një dozë të vaksinës së koronavirusit ndërsa ishte shtatzënë, kohët e fundit lindi fëmijën e parë me antitrupa Covid-19, gjë e cila shënohet për herë të parë deri më sot.

Mjekët paraqitën gjetjen e tyre në një artikull paraprak, që do të thotë se ky pretendim ende nuk është rishikuar nga kolegët.

Dr. Paul Gilbert dhe Chad Rudnick thanë se nëna, një punëtore e kujdesit shëndetësor në vijën e parë, mori dozën e saj të parë të vaksinës Moderna në janar, në javën e 36-të të shtatzënisë.

Gruaja lindi një vajzë të fuqishme dhe të shëndetshme, tre javë më vonë.

Studiuesit analizuan gjakun nga kërthiza e fëmijës dhe antitrupat u zbuluan, në kohën e lindjes.

Gazeta bën të qartë se janë të nevojshme kërkime të mëtejshme për të përcaktuar nëse foshnjat mbrohen nga këto antitrupa.

“Studimet e mëtejshme duhet të përcaktojnë se sa do të zgjasë kjo mbrojtje.

Ata duhet të përcaktojnë në çfarë niveli të mbrojtjes ose sa antitrupa duhet të ketë një foshnjë në mënyrë që t’u sigurojë atyre mbrojtje.”