Reagimi i parë i Presidentit Thaçi pas lajmit se ka aktakuzë në Hagë

Presidenti Hashim Thaçi është lajmëruar për herë të parë që nga koha kur Zyra Prokurorit Special njoftoi se ka dorëzuar akta.kuzë kundër tij dhe Kadri Veselit nën dyshimet për kri.me luf.te dhe kri.me kundër njerëzimit.

Thaçi, i cili akoma nuk është deklaruar personalisht rreth aku.zave të Zyrës së Prokurorit, në ballinën e profilit të tij në Facebook ka vendosur emblemën e UÇK’së.

Pas lajmit për akta.kuzë, Presidenti Hashim Thaci, i cili ishte nisur për në Uashington, anuloi vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmin e dha Richard Grenell, emisar i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se ka dorëzuar akta.kuzë kundër Thaçit dhe Veselit.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një akt.akuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë aku.zohen për një sërë kri.mesh kundër njerëzimit dhe kri.mesh luf.te ndër të cilat, vra.sje e paligjshme, zhdu.kje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në Akta.kuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vras.je të paligjshme.

Kri.met e paraqitura në Akta.kuzë përshijnë qindra vi.ktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhet në akta.kuzë.