Reagimi i Vjosa Osmanit: Gjuajtjet me vezë nuk na ndalin që ta qojmë Kosovën përpara

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas su lmit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit me vezë.

Osmani thotë se tarifa nuk është çështje vezësh por konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës.

Sipas saj, sulmet me vezë nuk do t’i ndalin që Kosovën ta qojnë përpara.

Tarifa nuk është çështje vezësh. Është konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës.

As su lmet me vezë e as me mjete të tjera nuk do të mund ta ndalin vendosmërinë tonë që ta qojmë Kosovën përpara”, shkruan Vjosa Osmani në Facebook.