Reagon Agim Veliu: Quni ka thënë mendim personal, nuk është qëndrim i LDK-së, presim rrëzimin e Qeverisë

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i cili është shkarkuar nga Kurti ditë më parë, ka thënë në RTVD se ministri Anton Quni, idenë për të reflektuar ndaj koalicionit e ka thënë në mënyrë personale dhe nuk është qëndrim i LDK-së.

Veliu ka thënë se Anton Quni nuk ka autorizim për të ofruar negocim të tillë me Kurtin, duke theksuar se pret rrëzimin e Qeverisë.

Më tej Velu ka thënë se Albin Kurti është anti-amerikan, dhe LDK, nuk do të vazhdojë koalicionin me të.

Ndërkaq, Quni ka thënë në Kuvend se Kurti duhet ta rishqyrtojë ofertën e LDK-së, gjatë pauzës.

“Albin brenda orës së pauzës rishqyrtoni ofertën e LDK-së, është mundësi e mirë, unë do e bëjë të pamundurën nëse i rishikoni vendimet, pasi të merret pauza do ta takoj Isa Mustafën dhe do të bisedoj me të gjithë deputetët që ta tërheqin mocionin nëse e ktheni Veliun në punë dhe nëse ju reflektoni lidhur me taksën e cila është kusht nga komuniteti ndërkombëtar”, deklaroi ai. /Telegrafi/