Web Analytics
BallinaUncategorizedReagon Arta Nitaj pas lajmeve për shtatzëninë

Reagon Arta Nitaj pas lajmeve për shtatzëninë

Është raportuar të premten në disa media se bukuroshja Arta Nitaj është shtatzënë.

Vetë Arta nuk i ka komentuar këto raportime, gjersa i vetmi kontakt që mbajti me fansat është ai përmes rrjetit social Instagram.

Mbrëmjen e së premtes, Nitaj publikoi në InstaStory një imazh nga plestra, duke vënë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit dhe në theks të veçantë barkun e saj të sheshtë.

Kjo u pa si një sinjal nga ndjekësit që bukuroshja po tenton të përgjigjet ndaj raportimeve, duke thënë se nuk ka ndonjë shtatzëni – apo së paku nuk duket se ka për momentin.

Aq më tepër, Arta e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, nuk është përfolur për ndonjë lidhje të ditur për publikun.

Të vetmet raste kur pati diçka konkrete ishin lidhja me djalin e ish-presidentit Thaçi, Endritin dhe këngëtarin Bruno – por që të dyja qenë lidhje jetëshkurtëra.

Arta përndryshe mori famë nga paraqitja e saj në serialin “O Sa Mirë”, për të vazhduar më pas si prezantuese në disa formate televizive.

Shiko videon:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit