Reagon Blero: Spo di a jom në karantinë a në fushatë zgjedhore

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero ka reaguar me një postim në Instagram për situatën politike të krijuar në vend.

Ai shprehet se nuk po e din a është në izolim apo në fushatë zgjedhore.

Situatë të cilën artisti e ka komentuar ka të bëjë kryesisht me faktin e rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe me formimin e një qeverie të re.

‘S’po di a jam në karantinë a në fushatë zgjedhore.

Allahile a mundeni t’i shikoni gjashtë televizionet tona kryesore dhe kallëzomni se nuk jam kah marr vesh.

As edhe një diskutim nuk është për pandeminë, Zoti na ruajt.

Zoti I bekoftë shqiptarët’, ka shkruar Blero në Instagram.

Ndryshe, Blero është duke qëndruar në Prishtinë i izoluar ku edhe po qëndron larg bashkëshortes së tij Afronës pasi që ajo nuk gjindet në Kosovë.