Reagon i “dashuri” i Fifit pas ngjarjes së mbrëmshme

Alivanosja e Fifit mbrëmë në emision u bë temë kryesore në të gjitha mediet rozë.

Shumë nga fytyrat publike kanë reaguar në lidhje me Fifin ku në mesin e tyre është edhe Flori Mumajesi.

Këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se asnjëri nuk është perfekt dhe nuk do të jemi asnjëherë.

‘E dua zërin tënd…Dedikuar atyre me të cilët jeta nuk u tregua e drejtë duke iu mohuar fjalët, dëgjimin, por ajo ndjenjat…Nuk jemi dot perfekt edhe po të mundohemi sdo të jemi kurrë…’, ka shkruar Flori për Fifin.

Kujtojmë se kohë më parë është aluduar në media se Fifi dhe Flori Mumajesi janë në një lidhje dashurie./InfoKosova/