Reagon Lutfi Haziri- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese shumë i qartë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese mbi vendimin e Qeverisë për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve.

Haziri ka thënë se ky vendim është i qartë por derisa të hyn në fuqi duhet të ndiqen këshillat e IKSHPK-së.

”Mirë ka ba Gjykata Kushtetuese që e ka sankionu se ky vendim hyn në fuqi me datën 13 Prill.

Eshte një vendim i qartë si kristali dhe ndërkohë qytetarët duhet të ndjekin të gjitha këshillat e IKSHP derisa ky vendim të hyjë në fuqi” ka thënë shkurti nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri për T7.