Reagon Mikela pasi u tha se janë ndarë me Erionin

Mediat rozë para disa ditësh janë pushtuar me lajmin se çifti i “Për’puthen” Erion dhe Mikela janë ndarë.

Kjo pasi dyshja kanë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta në Instagram, por që ende ndiqen me njëri tjetrin.

Pas këtyre aludimeve, së fundmi ka reaguar ish – konkurrentja përmes një InstaStory.

Ajo ka bërë repost një video të realizuar nga fansat e çiftit ku janë momentet e lumtura të dyshes brenda dhe jashtë programit.

Si duket me këtë ajo tregoi se marrëdhënia e tyre qëndron por që mund të jetë vetëm një krisje veprimi i tyre i fundit.

Shiko videon: