Reagon një komisionere: Po votojnë kah 3-4 herë, anuloni zgjedhjet në këtë vendvotim

Komisionerja në Mitrovicën e Veriut, Sara Xhaka ka thënë se serbët janë duke votuar nga 2-3 herë e 3-4 herë.

Anuloni zgjedhjet ne kete qender votimi sepse jane qu ne kembe serbet qe me mashtrime m’i ngrit votat ne qiell!

Jam e gatshme edhe me deshmu ne gjykate a ku eshte nevoja!”, ka shkruar ajo.

Ne qendren e votimit “Aziz Sylejmani” (e njohur si Sfeti Sava) ne pjesen veriore te Mitrovices, plot serbe jane duke votuar 2-3 per person, e besa do edhe ka 3-4 here!

Une jom komisionere tek dhenia dhe vulosja e fletevotimeve dhe nje shqiptare tjeter eshte tek kutia e votimit, kurse te gjithe komisioneret tjere ne tavoline jane serb-foles.

Po bashkepunojne komisionerja qe kontrollon gishtat tek dera, me komisionerin tek libri i leternjoftimeve, dhe me komisioneren per sperkatje e cila nuk po u sperkat gishtat vetem po ua afron sperkatesin.

Poashtu e kemi kryesuesin serb-foles, i cili sic e pashe ishte shume mire ne dijeni dhe per me teper, po bashkepunon me ta.

Nuk ka asnje pale te trete vezhguese pervec nje dy vezhgueseve te partive kosovare“ ka shkruar ajo./Express/