Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Melisa Lleshi u eliminua të premten (3 mars) nga Big Brother VIP Kosova. Ajo gjatë qëndrimit në shtëpi është komentuar për disa ngjarje, gjersa ka qenë edhe e përfshirë në debate me banorët e tjerë.
Mes tyre, ajo pati një përplasje me reperin Stresi, ku në po atë ditë u publikuan në llogarinë zyrtare të reperit në Instagram disa biseda, në të cilat shihej se më parë i kishte shkruar Lleshi.
Sipas mesazheve, artistja kishte kërkuar ndihmë nga artisti shqiptar e po ashtu të kishin edhe bashkëpunime. E irrituar nga këto veprime, Melisa bëri një reagim së fundmi në InstaStory, me anë të të cilit theksoi se ka kërkuar mundësi, por jo famë. Shiko fotot: