Reagon Tayna pasi Stresi e përmendi atë në këngën e re

Stresi sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Unë foli i fundit”.

Në një pjesë të këngës ai përmend edhe Taynan duke e vlerësuar si repere femër, shumë më e mirë se reperët meshkuj.

“Edhe hip hopin e keni dh* ma e forta Doruntina”, thotë Stresi në një pjesë të tekstit.

Kjo pjesë që është shpërndarë në rrjete sociale natyrisht ka marrë edhe vëmendjen e Taynës, e cila ka reaguar përmes Instagramit.

Ajo ka rishpërndarë një postim të një faqeje fansash derisa ka përmendur Stresin dhe e ka shoqëruar me dy emoji, duke e falenderuar kështu për fjalët dhe mbështetur për këngën e re.

Nuk dihet nëse në ndonjë të ardhme do t’i shohim në ndonjë bashkëpunim muzikor por do të ishte diçka interesante.