Reagon Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

President i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar përsëri me një shkrim të shkurtër pas ngritjes së akta.kuzës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Thaçi duke publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ka bërë veprimin e njëjtë sikurse në Facebook, ka publikuar emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti ka shkruar shkurt se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, duke ia bashkangjitur një foto të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës! Nobody can rewrite the history of Kosova!”, ka shkruar Thaçi.