“Rebelohet” Hashim Thaçi: Ku janë analistët që shiten të pavarur, e nuk guxuan ta thonë asnjë fjalë për dy shkeljet e rënda të Kushtetutës nga Albin Kurti

I pari i vendit, Hashim Thaçi ka vazhduar luftën publike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Thaçi tha se Kurti është okupues i zyrës së kryeministrit, për shkak se Kuvendi e ka shkarkuar me 2/3 e votave të deputetëve.

Sipas presidentit, Kurti dy herë e shkeli Kushtetutën dhe nuk dha dorëheqje.

“Askush nga shoqëria civile, as nga mediat, e as nga analistët që shiten si të pavarur, nuk e thanë asnjë fjalë.

Ata po heshtin, se janë të frikësuar dhe të shantazhuar.

Dhe unë nuk frikësohem dhe nuk shantazhohem nga askush, prandaj edhe ngris zërin”, tha ai.

https://www.facebook.com/dukagjinirtv/videos/246367460123335/