“Rebelohet” Kujtim Shala, i drejtohet ashpër Haki Abazit: Hesht këtu, ne flasim!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala në fjalën e tij para deputetëve ka folur për raportet ndërmjet VV-së e LDK-së.

Shala ka theksuar se kualifikimin që Kurti ia ka dhënë mocionit si “puç” është i gabuar.

Sipas tij, mocioni është një mekanizëm kushtetues, dhe s’ka të bëjë me akuzat që po i thotë VV.

Shala është rebeluar edhe me zëvendëskryeministrin nga VV, Haki Abazi.

“Ti hesht këtu.

Ne flasim këtu”, iu drejtua Kujtim Shala Haki Abazit.

Shala i tha Abazit se ai nuk e kupton rolin e tij, raporton Gazeta Blic.