Referendumi i Serbisë në Kosovë, Borrell thotë se qytetarëve duhet tu lejohet e drejta për votim

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se votat e referendumit për kushtetutën e Serbisë që mbahet të dielën në të kaluarën janë mbledhur me lehtësimin e misionit të OSBE-së.

Përmes Twitter-it, Borrell tha se për këtë ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, qytetarët duhet të lejohen ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Kam folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me referendumin për Kushtetutën që organizohet të dielën në Serbi.

Mbledhja e votave në të kaluarën, është bërë përmes lehtësimin të OSBE-së.

Qytetarët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, shkruan Borrell.

Ndryshe, të mërkurën mbrëma, kryeministri i vendit Albin Kurti, ka thënë se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.

Këtë qëndrim Kurti ia ka bërë të ditur përfaqësuesit të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, përmes telefonit.

Tutje kreu qeveritar tha se referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik./Telegrafi/