Refuzojnë thirrjet për koronavirus: Turistët po i mbushin plazhet e Florida-s

Plazhi Clearwater Beach, në Florida, ishte i mbushur me vizitorë që mesa duket nuk i kanë vënë mend udhëzimeve për ruajtjen e distancës shoqërore si pjesë e përpjekjeve për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Imazhet nga plazhet me rërë të bardhë nga brigjet perëndimore të Florisa Florida tregonin se njerëzit kishin dalë në masë, transmeton tch.

Plazhet kryesore në anën lindore të gadishullit ishin mbyllur prej virusit por edhe aty njeërzit kishin ardhur, megjithë paralajmërimit.

Në SHBA ka më shumë se 4,700 raste të konfirmuara dhe 90 vdekje nga virusi.

Qytetet dhe shtetet kanë mbyllur shkollat, baret restorantet dhe ambjentet ku grumbullohen më shumë njerëz.