Remzia e Halili largohen nga fëmijët, lajmërohen nga ky vend

Këngëtarja Remzie Osmani nuk ka shumë ditë që u bë gjyshe për herë të parë.

Ajo vazhdon të jetë ndër emrat më të pëlqyer e të dashur për publikun tash e sa vite.

Kontributi i saj është dhe do mbetet përherë i madh ën skenën muzikore, këngët e saj do lënë çdo herë gjurmë të pashlyeshme në memoriet e adhuruesve të saj.

Remzia shquhet për thjeshtësinë dhe pozitivitetin që i reflekton në çdo paraqitje qofshin skenike ose jo.

Së fundmi, ajo dhe Halili kanë dalë që të thyejnë pak monotoninë e këtyre ditëve.

Ata lajmërohen nga Gradanca, ku shfaqen mjaft të lumtur krahë njëri-tjetrit./Kosovarja/.