Remzia përplaset me komentuesin në Instagram

Tërësisht larg skandaleve duke ndërtuar me mund imazhin e një gruaje të suksesshme në karrierë dhe familje, Remzia është pa dyshim shembull për integritetin dhe etikën e lartë.

Por, as Remzia, përkundër këtij detaji nuk është imune ndaj komenteve negative në rrjete sociale.

Me një prej tyre, ajo është ballafaquar sot kur i janë përmendur gjoja operacionet plastike që janë zhvleftësuar në kohë coronavirusi.

E menjëhershme ka qenë replika e këngëtares e cila mbahet mend për një tjetër përgjigje ndaj një komentueseje kohë më parë që u pati bërë virale në rrjet dhe vazhdon të përmendet akoma edhe sot.