Reperi i njohur habit me deklaratën: 8 mijë euro paguaj vetëm berberin, nuk këndoj poshtë shifrës…

Reperi i njohur Fero në një intervistë për emisionin ‘Vizioni i Pasdites’ ka folur për herë të parë për pagesat e majme që kërkon në koncerte.

Fero shprehet se nëse nuk merr çmimin që ai dëshiron në koncerte, atëherë nuk merr pjesë.

“Unë i kam anuluar koncertet 6 muaj para karantinës sepse kam qenë duke u marrë me albumin tim të dytë.

Nesë Fero nuk e merr cmimin që e do në koncert, Feron kurrë nuk ka me e pa më në koncert.

Kurrë në jetë nuk e sheh Feron me këndu nëse nuk e merr cmimin që ai e do.

Ishin disa data dhe grupi i menaxherëve që merren me data më thanë që nuk mund të paguajnë më shumë se 6-7 mijë eruo.

I thashë ‘shnosh’ herët e tjera.

Unë i lypi 8-9 mijë euro me i pre flokët smuna me shku në koncerte”, u shpreh reperi.