Web Analytics

Reperi shqiptar arrestohet në Itali,kapet në flagrancë nga policia duke shitur drogë

Reperi shqiptar i njohur me emrin Daxter është arrestuar së fundmi nga policia italiane në Milano.

Ai akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Nga kontrolli i bërë iu gjetën në makinë 19 doza kokaine dhe dy mijë euro para cash.

Reperi u pikas nga policia pasi ka kaluar me automjetin e tij dhe ka shitur doza kokaine te një australian.

Pas kësaj policia i është vënë pas duke e ndjekur derisa e ka arrestuar.

Daxter ka lindur në qytetin e Durrësit por ka emigruar në Itali së bashku me familjen.

25-vjeçari është i njohur në shtetin fqinj për muzikën e tij, si dhe pak muaj më parë reperi ka bashkëpunuar me këngëtarin shqiptar Stresi.

Nga rubrika