Restoranti shqiptar në Pogradec shërben mish ariu, ekspertët: Rrezik për shpërthimin e koronavirusit

Mediat britanike shkruajnë se një restorant në Shqipëri ofron për darkë mish ariu, pjesë e një tregtie të paligjshme të jetës së egër që është “jashtë kontrollit” në vend.

Studiuesit thanë që ishte hera e parë që iu ishte ofruar mish ariu të gatuar në Evropë dhe ekspertët paralajmëruan që thekra e papërpunuar e kafshëve mund të çojë në shpërthim të sëmundjeve zoonotike siç është koronavirusi, raporton Independent.

Arinjtë, majmunët dhe zogjtë grabitqarë janë ndër kafshët e gjalla që shiten online në internet, zbuloi hetimi, duke ngritur frikën për mbijetesën e disa specieve në vend.

Bamirësi për mbrojtjen e kafshëve ‘’Four Paws’ (Katër putrat) zbuloi se dy faqe kryesore në internet të Shqipërisë po transportonin dhjetëra reklama duke shitur arinj dhe specie të tjera që mbrohen me ligj.

Blerësit janë kryesisht pronarë restorantesh e hotelesh, që i përdorin më pas kafshët për të tërhequr turistë.

Shqiponjat, simboli kombëtar i Shqipërisë, janë nga më të kërkuarat me blerësit dhe shpesh i sheh të balsamosura në vende publike.

Por gjuetia e specieve të rrezikuara, mbajtja e tyre në izolim apo shitja, janë të ndaluara me ligj në Shqipëri, dhe kjo vjen pas një rënie të theksuar të masës së botës së egër në vend.

“Në thuajse të gjitha fotot e reklamave shihet mizori ndaj kafshëve, dhelpra me gojë në mbyllëse ose të vendosura në kuti plastike, këlyshë ariu të lidhur me zinxhirë apo më këmbë të lidhura”, tha Barbara van Genne, e grupit të bamirësisë.

Majmunët e zogjtë e gjahut gjithashtu mbahen në bare në Shqipëri si atraksione turistike, ndërsa dhelprat shiten për pellushin e tyre.

Një restorant në Drilon, zonë turistike në Pogradec madje reklamon mishin e ariut në menunë e tij, duke shtuar se është “i zonës” dhe “sipas sezonit”.

Edhe portali online i restorantit, konfirmonte ‘ofertën’ e restorantit.

Një zëdhënës i agjencisë shqiptare të mbrojtjes e ruajtjes së mjedisit tha për The Independent:

“Ajo që është më alarmuese është jo vetëm se shitet mishi i ariut, por dhe cilësimi ‘brenda sezonit’ që të jep përshtypjen se paska një ‘sezon gjuetie për arinjtë’”.

“Por në fakt në Shqipëri nuk ka sezon gjuetie për asnjë kafshë të egër pasi kemi një moratorium që ndalon gjuetinë e ariut në të gjithë vendin – masa u kalua në 2014 dhe në mars 2016 u shtua deri në mars 2021.”