Revoltohet Bora Zemani: Neveri për njerëz e veprime të tilla…

Moderatorja Bora Zemani mëngjesin e sotëm është përballur me një situatë jo të këndshme.

Teksa ajo kishte lënë makinën e saj diku, disa persona të paidentifikuar deri tani, i kanë vjedhur fshirëset e xhamit të makinës.

Nëpërmjet një Instastory në profilin e saj Bora ka reaguar mjaft e revoltuar për këtë gjë që i ka ndodhur.

“Nuk e kuptoj dhe nuk e pranoj dot që ekzistojnë qënie kaq të ndyra.

Të vjedhësh fshirëset e xhamit të makinës sa gjynah duhet të jesh..je fundi vërtetë.

Neveri për njerëz e veprime të tilla!Turp!”, shkruan ajo.