Rexhaj: Gjykata s’deshi ta rrëzojë dekretin, është dashur t’ia japë 15 ditë VV’së për Qeverinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatarin, duke treguar edhe format që do të përdorë kjo parti për të kundërshtuar këtë vendim, që sipas partisë së Albin Kurtit është skandaloz.

Rexhaj thotë se me anë të këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese e ka krijuar një standard të dyfishtë.

“Gjykata ende nuk e ka publikuar aktgjykimin e plotë, në ato dhjetëra faqe po e përmend një shembull, aty thotë se ne nuk e kemi dhënë emrin sepse në një far forme kemi dashur që të bllokojmë formimin e Qeverisë, kjo nuk është e saktë, Kushtetuesja mund të bëjë interpretimin e kushtetutës, dhe jo të analizojë procese politike.

Ne kemi thënë se do të përgjigjemi, nuk ka afat, kushtetuta nuk jep afat se brenda sa kohe duhet që t’i përgjigjemi.

Kemi standard të dyfishtë, këta gjykatës janë renditur në kahun e tyre.

Kemi një Kosovë ku qytetarët vetë po thonë se kjo qeveri ka qenë shembull për Kosovën sidomos për menaxhimin e pandemisë. Vetëm deputetët bëjnë amendamente, Gjykata vetëm e interpreton”, ka thënë ai.

Sipas deputetit të LVV’së, Gjykata do të duhej që t’i jepte një afat të ri Vetëvendosjes, që pastaj të kalonte te mandatimi i partisë që doli e dyta nga zgjedhjet.

“Po krijohet një precedent i ri që Gjykata Kushtetuese nuk do të duhej ta lejonte, e kemi respektuar përherë, ju e dini ata Gjykatës betohen para presidentit të Kosovës, zgjedhja është çështje tjetër, betimi nënkupton para një presidenti, sidomos nëse e kemi një president të tillë shpifës që kohëve të fundit është marrë më shumë me kryeministrin se sa me punët e përditshme që i takojnë.

“Gjykata mund të jepte një vendim të mesëm që t’ia jepte një afat 15 ditësh Vetëvendosjes, pastaj të kalonte te i dytë, po nuk ka dashur që të rrëzojë vendimin e presidentit.

Gjykata nuk guxon në asnjë formë të bëjë nënkuptime, ne i kemi thënë që përgjigjen e kemi dhe do ta japim.

Në nenin 82 nuk përcaktohet afati ju kujtohet atëherë 6 muaj pa qeveri, në të kundërtën e asaj në këtë rast kemi pasur qeveri, nuk është bllokuar puna e institucioneve”, ka thënë ai, derisa e ka përmndur edhe aktgjykimin e vitit 2014-të”, tha ai.

“Nëse ju kujtohet konteksti i atëhershëm, ne patëm thanë pse të mos e marrë vendi i dytë apo i tretë, por, gjykata patë thënë vetëm vendi i parë.

Tash jemi te vendi i parë, atëherë patë thënë, çka ndodhi atë botë, LDK’ja tha na bllokoi Gjykata, s’na ka mbetur rrugë tjetër po shkojmë me PDK’në.

Atëherë pat pas një vendim, u pat respektuar, tashti na thanë hyni në institucione, ne hyjmë, bëni opozitë, ne bëmë, fitoni zgjedhjet dhe udhëhiqni ne i fituam zgjedhjet.

Kur u bëmë forca e parë thanë nuk ka të drejtë forca e parë sepse është diçka që quhet fituesi relativ.

Në një garë të thjeshtë kur të hyn dikush duhet të dalë i parë, në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të mbahen besoj pas pandemisë, do t’i mundim të gjithë, atëherë i kemi mundur një nga një, tash do t’i mundim të gjithë.

Gjykata do të duhej të ishte tempulli më i lartë i drejtësisë, tash kredibiliteti i saj, mbajtja e anës që e ka bërë në mënyrë skandaloze, skandaloze, sepse është rreshtuar drejtpërdrejtë, sikur të ishte shkruar nga zyra ligjore e presidentit”, shton ai.

Ai thotë se në Vetëvendosje e kanë diskutuar këtë vendim, që sipas deputetit është skandaloz.

“Ne e kemi diskutuar unë e thash derisa ky vendim është skandaloz, e potencova, normalisht që do të diskutohet në mbledhjet tona të kryesisë e të strukturave tona, por, si i tillë mënyra se si është shkruar nuk mund të arsyetohet.

Kemi një vullnet dhe gatishmëri të qytetarëve për të protestuar, e që thonë se ndryshimi ka ndodhë e nuk ka kthim prapa.

Unë po them LVV jo vetëm protesta, po do të organizohet në atë formë duke respektuar ligjin, kushtetutën me të gjitha veprimet demokratike që i kemi në dorë ne si organizim. Këtu kemi një tendencë të hapur për uzurpimin e pushetit.

Avdullah Hoti në zgjedhje sa mijë vota i ka marrë?

Qindra mijëra qytetarë të shprehur te LVV’ja te Vjosa Osmani të përkthehen te një individ që i ka marrë mbi 10 mijë vota?

Nisma që menxi e kaloi pragun, çfarë demokracie po flasim këtu.

Neve na u tha që s’mund të kemi zgjedhje për shkak të pandemisë, në rajon po pritet në 5-6 vende të ketë zgjedhje.

Ka fitues relativ, a është thënë kështu?

Albin Kurti fitoi shumicën, edhe unë kam garuar po me një kandidat për kryeministër ai ka qenë lideri im.

Vjosa Osmani ka qenë si kandidate për kryeministër, në një far forme këta dy po i thojnë mendimet e veta. Nisma e Aleanca pa burim qytetar, nuk ja ka dhanë qytetari”, ka thënë ai.

I pyetur nëse do të protestojnë duke përdorur gazin lotësjellës, Rexhaj thotë se vendimet për veprime të tilla do t’i marrin në struktura e kryesi të Vetëvendosjes.

“Unë kam shpresuar shumë te LDK’ja në një LDK më ndryshe e cila do të bashkëpunonte me LVV’në dhe dy partitë do të ckapin shtetin e kapur, kam besuar në këtë koalicion sa që kam bërë thirrje për këtë koalicion, nuk kam qenë i vetmi.

Nuk e di, nuk e besoj por, veprimet e LVV’së merren në kryesi në struktura, ne gazin veç për me rikujtu e kemi hedhur për shkak të demarkacionit sepse e kemi kundërshtuar, për të dalë një projekt që i ka dhënë tokë Malit të Zi. Ka qenë mjet legal në kuptimin e fjalës që ka qenë transparent”, ka thënë ai në emisionin Frontal./GazetaExpress/

FRONTAL LIVE

FRONTAL LIVE

Gepostet von T7 am Freitag, 29. Mai 2020