Rexhepi: Nuk votoj pro shkarkimit të Vjosa Osmanit, kurrë hiç

Deputeti i LDK’së dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm, Fatmir Rexhpi i ka thënë Gazetës Express se kurrë hiç nuk do të votoj pro shkarkimit të Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka propozuar që kryetarja e Kuvendit të lirohet nga posti i nënkryetares së partisë dhe anëtares së kryesisë dhe për këtë ka kërkuar votim nga KP i LDK’së.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së ka afat deri sot në ora 19:00 që të votoj për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse të partisë, atë të nënkryetares dhe anëtares së kryesisë dhe në të njëjtën kohë zgjedhjen e Avdullah Hotit në postin e nënkryetarit.

Deputeti nga Gjilani, Fatmir Rexhepi është shprehur kategorikisht kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë.

Rexhepi ka thënë është turp të ndodhë shkarkimi i Osmanit.

Jo, kurrë hiç nuk do të votoj pro shkarkimit të Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares së LDK’së dhe anëtares së kryesisë.

Është turp me ndodhë kjo.

Mendoj që është gabimi më I madh I kryesisë së LDK’së, sepse kryesia e LDK’së dhe LDK’ja dallojnë”, ka thënë Rexhepi në një bisedë për Express.

Ai e ka quajtur hap të gabuar iniciativën e tillë e cila do ta dëmtojë shumë LDK’në.