Rezulton negativ edhe rasti i fundit, asnjë i infektuar

Kryetari në detyrë i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka dhënë lajmin e mirë se është shëruar edhe rasti i fundit me koronavirus në këtë qytet.

Përmes një postimi në Facebook, Rudari ka bërë të ditur se mbrëmë ka rezultuar negative edhe rasti i fundit.

“Asnjë i infektuar me Covid-19 në Komunën e Podujevës.

Sonte ka rezultuar negativ edhe rasti i fundit.

Ruani shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja!

Rrini në shtëpi”, ka shkruar Rudari.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë edhe 79 raste të reja me koronavirus në Kosovës.

Numri total i rasteve ka shkuar në 362.

LAJM I MIRËAsnjë i infektuar me Covid-19 në Komunën e Podujevës. Sonte ka rezultuar negativ edhe rasti i fundit.Ruani shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja! Rrini në shtëpi🙏🏻

Gepostet von Nexhmi Rudari am Sonntag, 12. April 2020