Këngëtarja bukuroshe edhe kësaj radhe ka marrur vëmendjen e publikut dhe të mediave.

Ajo është shfaqur në një Ball ku ka shkëlqyer.

Rihanna mori gjithë vëmendjen derisa hyri me fustan të zi në “Diamond Ball”, kurse Cardi B dukej si preinceshë me fustan rozë.

Rihanna është ylli i “The Diamond Ball”, shkruan DailyMail.

Ajo bëri që të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo teksa dukej mahnitëse në mbrëmjen ku ishte veshur me fustan të zi, kurse pjesën e fundit të bardhë.

Rihanna dhe Cardi B morën vëmendje në ndejën që e organizoi fondacioni “Clara Lionel”.

Këtë organizatë, Rihanna e themeloi në vitin 2012 për nderë të gjyshërve të saj, Clara dhe Lionel Braithwaite.

Fondacioni ndihmon në mbështetjen e programeve të reagimit emergjent në të gjithë globin.

Aktualisht fondacioni ka programe arsimore në Malawi, Barbados, Senegal, së bashku me një program reagimi urgjent në Karaibe.

Rihanna bëri të gjithë ta drejtojnë shikimin nga ajo, teksa ishte veshur me fustan të zi Givenchy, i cili ia theksonte figurën trupore.

Reperja e hitit “I Like It”, Cardi B dukej si princeshë në fusanin rozë teksa iu bashkua burri i saj, Offset dhe motrën e saj, Hennessy Carolina.